Favoritët e Platinis

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini beson se Spanja dhe Gjermania janë favorit kryesor për të triumfuar në Euro 2012.
“Gjithmonë e llogaris dallimin mes ekipeve që mund të shkojnë deri në fund dhe atyre që janë vështirë për tu mposhtur. Gjermania dhe Spanja i takojnë kësaj kategorie, e ekipet e tjera grupit tjetër”, deklaroi Platini.
Legjenda franceze shtoi se: “Gjermania ka ekip të ri, të uritur për fitore kurse Spanja është përplot përvojë dhe dëshiron të mbrojë titullin”, përfundoi kreu i Federatës evropiane të Futbollit.