Franca voton për presidentin e ardhshëm

Hollande - Sarkozi
Qytetarët e Francës po votojnë sot për zgjedhjet presidenciale. Kandidati në detyrë i qendrës së djathtë Nikola Sarkozi kërkon të rizgjidhet duke thënë se ruaj një Francë të fortë.
Por ai ndodhet përballë një kandidati potencial nga socialisti Francois Hollande, i cili shprehet se është koha që e majta të kthehet në qeveri.
Në garë marrin pjesë 10 kandidatë dhe nëse asnjëri nuk merr më shumë se 50% të votave do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh.
Deri në mesditë kanë marrë pjesë 20% e votuesve, një përqindje kjo pak më e vogël krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007 ku morën pjesë 31%. Analistët thonë se një pjesëmarrje masive favorizon kandidatët e opozitës.
Rezultati i parë zyrtarë do të publikohet në mbrëmje rreth orës 20:00, pak pasi të jenë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.
Zgjedhjet presidenciale do të pasohem me ato parlamentare, të cilat do të mbahen në qershor. /F.Stafa/