E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi i Nanos, Arvizu: Me rëndësi një president me nder

Pak ditë pas vetëofrimit për postin e presidentit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka komentuar figurën e Fatos Nanos për këtë post. I pyetur nga gazetarja e “Ora News”, Arvizu është shprehur Nano është një nga kandidaturat që duhet të merret në shqyrtim, ndërsa ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për një ambasador që shërben me nder. E rëndësishme sipas ambasadorit të SHBA është të zgjidhet presidenti i duhur.

“Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
 

Ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Berisha I pyetur në lidhje me kandidimin e Fatos Nanos si kandidat për president ka theksuar se maxhoranca do të propozojë kandidaturën e vet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›