Diplomacia e kollajtë e Berishës, dhe takimet me Alijevin, Orbanin, Erdoganin e Putinin
Sipas së përditshems shqiptarja.com, që citon zv.ministren e jashtme Edit Harxhi, kryeministri Berisha do bëjë një vizitë në Moskë në muajin qershor, ku do të takohet me Putinin. Me siguri është krejt rastësore, dmth nuk duhet të jetë një qëllim i Berishës, që takimet e fundit kanë qenë të gjitha me krerë regjimesh apo gjysmë regjimesh. Ai po qortohej për muaj të tërë për faktin që spo mundte të bënte asnjë vizitë jashtë vendit, e spo mundte ti jepte dorën askujt në Tiranë, dhe muajt e fundit ka pasur një axhendë të ngjeshur, por të kollajtë, takimesh e vizitash në vende si Azerbajxhani, ku është takuar me autokratin Alijev, në Hungari, ku u prit nga Viktor Orban që po shihet si delja e zezë brenda BE-së, në Turqi, e cila kritikohet e refuzohet në vijimësi nga Brukseli, dhe tash ka dalë lajmi për një vizitë në Rusi. Agjendë autoritariste e quante shqiptarja.com.