E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Haradinaj - reagime

 

Ambasadori William Walker, deklaroi se pafajësia e heroit të luftës dhe të paqes, Ramush Haradinaj i cili gjykohej nga Tribunali i Hagës për 37 akuza tregon se lufta e UCK-së ishte një luftë e drejtë. AmbasdoriWilliam Walker tha se pafajësia e heroit të luftës dhe të paqes, Ramush Haradinaj dhe lirimi i Fatmir Limajt para një viti tregon se lufta e UCK-së ishte një luftë e drejtë."Ditë më të bukura erdhën për shqiptarët, Shqipëria, ishte ajo që mori ftesën për t'ju bashkëngjitur Aleancës më të fuqishme ushtarake botërore - NATO-së, tha Walker. Nga ana tjetër ministrja e jashtme ruse ka reaguar pas vendimit per lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Hagës. Ministrja akuzon Gjykatën për standarde te ndryshme ku trajtohen konflikte qe kane lidhje me ish Jugosllavinë. Gjykata e Hagës akuzoi Haradinajn për vrasjen dhe torturimin e njerëzve gjate luftës, por nuk gjeti asnjëherë fakte për t'i vërtetuar. Gjykata shpalli pafajësinë për Hradinajt ne 3 prill.

I.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›