Francë, 5 vjet burg shkencëtarit atomik për terrorizëm

5 vjet burg, kjo është masa e dënimit që një gjykatë franceze dha për shkencëtarin atomik, Adlene Hicheur, 35 vjeçar, i lindur në Algjeri, nën akuzën “komplot për sulme terroriste” në Francë.
Prokurorët kanë argumentuar se ky person, që kishte punuar si shkencëtar në laboratorin atomik prestigjioz CERN, ishte në kontakt me një operativist të al-Kaidës me seli në Algjeri, që kishte bërë komplot për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Francë.
Zoti Hicheur ka pranuar se ka komunikuar me al-Kaidën me email dhe se ka sugjeruar caqe të përshtatshme për sulme potenciale, përfshirë bazën ushtarake në Cran-Gevrier, afër selisë së institutit CERN në kufirin francezo-zviceran.
Por shkencëtari Hicheur ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur për qëllim të ndërmarrë sulme.