Zgjedhjet në Ferizaj, KQZ: Më 27 maj raundi i dytë
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka çertifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Ferizaj, të mbajtura më 29 prill, ka njoftuar KQZ-ja.
Ky çertifikim u bë, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme, “kanë konfirmuar se, bazuar në afatin e paraparë ligjor janë procesuar të gjitha ankesat e pranuara, dhe se vendimet që janë marrë nuk ndikojnë dhe as nuk e cenojnë rezultatin përfundimtar”.
Në mbledhje gjithashtu është caktuar që raundi i dytë i zgjedhjeve në Ferizaj të mbahet më 27 maj.
Sipas KQZ-së, fushata do të zgjasë tri ditë.
Në garën për kryetar të komunës në Ferizaj janë Agim Aliu (PDK) dhe Adem Salihaj (LDK).