E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Plani i paqes për Sirinë, në rrugë të drejtë

Një zëdhënës i të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan tha se plani i paqes për Sirinë mbetet në “rrugë të drejtë” pavarësisht mospërputhjes totale.

Zëdhënësi Ahmed Favzi iu tha gazetarëve se negociatat po zhvillohen për të ndaluar armiqësitë në mes të luftëtarëve të opozitës dhe trupave qeveritare siriane.

Ai ka shtuar se “ka shenja të vogla të përputhjes” me planin e paqes, por, pranoi se shkelja e armëpushimit si prania e vazhdueshme e artilerisë së rëndë në zonat e banuara.

Favzi tha po ashtu se ekipi monitorues i OKB-së pritet që të plotësohet me rreth 50 vëzhgues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›