SHBA, Khalid pranon akuzat për terrorizëm

Shtetasi i ri amerikan, Mohamad Hasan Khalid, i lindur në Pakistan, ka pranuar sot fajësinë lidhur me akuza për terrorizëm, pasi i ka ofruar ndihmë një gruaje amerikane, e cila e quante vetveten “Xhejn Xhihad” dhe ka mbështetur një celulë terrori për të ndërmarrë luftë të shenjtë myslimane.
Pranimin e fajësisë i riu 18 vjeçar e bëri në një gjykatë federale në Filadelfia, duke thënë se e ka ndihmuar gruan Xhejn Xhihad me mbledhjen e parave dhe me rekrutimin e terroristëve.
Khalid mund të dënohet me 15 vjet burgim, vetëm lidhur me akzuën për konspiracion për t`i ndihmuar materialisht terroristët.
Autoritetet thanë se Khalid ishte 15 vjeçar kur kishte filluar të bisedonte nëpërmjet Internetit me femrën Kollin LaRose, e njohur si Xhihad Xhejn.
Ajo ka pranuar se ka bërë komplot për ta vrarë një artist suedez, i cili i ka ofenduar myslimanët.
Ajo ishte arrestuar në muajin korrik të vitit 2011 dhe ballafaqohet me burgim të përjetshëm.