E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja antiraketë, Rusia kërcënon NATO-n

Rusia kërcënon sërish aplikimin e mbrojtjes antiraketë kundër mburojës së NATO-s në Europë. Në një takim në Moskë me përgjegjës të Aleancë Atlantike, ministri i Mbrojtjes Serdioukov ka pohuar se nuk ka marrë ende garancitë e kërkuara, pra se infrastruktura e mbrojtjes balistike europiane nuk do të përdoret kundër Rusisë.

Kompletimi i fazës së parë te projektit do te njoftohet ne samitin e NATO-s, që do të mbahet ne fund te muajit në Cikago.

"Shpërndarja e armëve të reja të sulmit në jug e veri perëndim të Rusisë për shkatërrimin e komplekseve te mbrojtjes balistike përfshirë edhe shpërndarja e raketave Iskander në rajonin e Kaliningrad është një opsion i mundshëm për të shkatërruar mbrojtjen antiraketore europiane", tha komandanti i lartë Nikolai Makarov.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›