France AFP Vritet vrasesi i Tuluzes

Është vrarë atentatori i ushtarëve dhe fëmijëve hebrej në Tuluzë të Francës, pasi forcat speciale franceze kanë bastisur apartamentin e tij.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon burime policore që po ndjekin operacionin që zgjat që prej ditës së djeshme.
Sipas burimit, gjatë operacionit blic të komandove të RAID, i kryer në orën 09:30 me orën lokale, kanë mbetur të plagosur tre agjentë të forcave speciale.
Para pak çastesh tre shpërthime të reja u dëgjuan pranë shtëpisë së Mohamed Merah. Gazeta “Le Monde” njoftoi në edicionin e saj online se shpërthimet ishin të ngjashme me ato të granatave të përdorura gjatë natës.
Agjencia “FranceInfo” tha ndërkohë se tre shpërthimet ishin “shumë të fuqishme” dhe bënë më shumë zhurmë se ato që shpërthyen gjatë natës.
Ministri i Brendshëm francez ndodhet në vendin e ngjarjes. Më herët ai tha se vrasësi kishte njoftuar se donte të vdiste "me armë në dorë" dhe saktësoi se gjatë natës nuk kishte pasur negociata me të.
Tuluz, banorët të shqetësuar
Më herët, banorët në Tuluz u shprehën të dëshpëruar dhe të trishtuar nga vrasjet e fundit. Sarah, një banore e qytetit, shkruante në rrjetin social:
“Është një tragjedi ajo që u ka ndodhur atyre ushtarëve dhe atyre fëmijëve të pafajshëm. Për mua nuk ka rëndësi nëse Merah do të mbahet në apartamentin e tij për gjashtë orë më shumë apo 6 ditë më shumë, pasi përsa kohë ai qendron atje nuk mund të marrë më jetë. Ai do të dalë para drejtësisë, por ndërkohë rrugët në Tuluz janë pak më të sigurta”.
Ndërsa Guillaume, edhe ky banor i qytetit, tha: “Të gjithë në zyrën time kanë ndjekur lajmet që prej ditës së djeshme. Ne shohim një prani të madhe të policisë nëpër rrugë dhe dëgjojmë shumë sirena policie. Mendoj se forcat speciale nuk janë të sigurta nëse apartamenti i Mohammed është i sigurt apo jo. Ai mund të jetë i mbushur me eksploziv dhe zona është shumë e populluar, prandaj ka rrezik që të vriten civilët”.
Katër shpërthime në orët e para të mëngjesit
Katër shpërthime dhe të disa të shtëna armësh u dëgjuan gjatë orëve të para të mëngjesit në banesën ku mbahej i rrethuar i dyshuari për shtatë vrasje.
Menjëherë më pas një alarm i rremë për nisjen e operacionit të kapjes së 23-vjeçarit, Muahmed Merah, u përhap, por gjithcka u hodh poshtë pak caste më vonë nga një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Brendshme franceze, sipas të cilës shpërthimet ishin një strategji për të çorientuar dhe frikësuar objektivin.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, njëri nga shpërthimet u përdor për të hedhur poshtë derën e apratamentit ku Merah, me origjinë algjeriane, ishte rrethuar që prej mëngjesit të së mërkurës nga forcat e policisë franceze. Ndërsa tre shpërthimet e tjera ishin bomba tymëse për t’i vështirësuar pamjen të dyshuarit.
Qëllimi i forcave franceze ishte kapja gjallë e objektivit. Muahmed Merah, me origjinë algjeriane konfirmoi gjatë negociatave se është stërvitur nga Al Kaeda dhe nuk dukej i penduar për krimet e kryera deri në atë moment, madje ishte duke planifikuar të tjera.
Burime të policisë franceze më herët konfirmuan se ai ishte i mirëarmatosur, teksa brenda apartamentit të tij kishte një Kallashnikov dhe disa armë të tjera automatike.
Vrasësi: Do shoh vdekjen duke buzëqeshur
“Ose do të përfundoj në burg dhe kështu mund të flas, ose do të shoh vdekjen duke i buzëqeshur”. Kështu tha Merah gjatë një bisede telefonike me një gazetare të televizionit “France 24”, Ebba Kalondo.
Telefonatën në fjalë hetuesit e morën shumë seriozisht, duke parë detajet e masakrave të referuara nga vrasësi për kryeredaktoren e transmetuesit francez.
“Gjatë bisedës ai ishte i qetë, fliste një frëngjishte të mirë dhe i shoqëronte frazat e tij me shprehje në arabisht”, tregoi gazetarja në faqen e internetit të “France 24”.
Sipas Kalondo, ai dha informacione që diheshin vetëm nga ai dhe nga policia, si për shembull numrin e plumbave të përdorur në Tuluz dhe Montauban, llojin e armëve të përdorura dhe disa elementë të braktisur në vendin e ngjarjes.
I dyshuari tha gjithashtu se ishte anëtar i Al Kaedës në Francë, duke paralajmëruar se: “ky është vetëm fillimi i një serie atentatesh të reja që do të kryhen së shpejti në Paris, Lion dhe Marsejë”.
“Ai tha se ishte kundër ligjit të burkës që në Francë është në fuqi prej vitit 2011 dhe se luftonte kundër operacioneve franceze në Afganistan”, tregoi më tej gazetarja.
“Hebrejtë kanë vrarë vëllezërit tanë dhe motrat tona në Palestinë”, citoi ajo vrasësin, i cili njoftoi publikimin e videove të masakrave në rrjet.
Pyetjes së gazetares se çfarë do të mund të ndalte vrasjet, ai iu përgjigj: “Ose do të shkoj në burg dhe kështu do të mund të flas, ose do të shoh vdekjen duke i buzëqeshur”.
Sarkozy: Vrasësi do të vriste sërish
“Vrasësi në Tuluz kishte në plan të vriste sërish”. Kështu deklaroi të mërkurën presidenti francez, Nicolas Sarkozy duke iu drejtuar komuniteteve fetare.
Sarkozy mbërriti në kazermën “Perignon” të Tuluzës, që ndodhet pranë ndërtesës ku është mbyllur autori i masakrave.
Presidenti ishte aty pikërisht për t’u takuar me policët përgjegjës të kazermës, si dhe me disa përfaqësues të komuniteteve fetare.
Përpara se të mbërrinte atje, Sarkozy ishte në spitalin e Tuluzës, ku janë shtruar një ushtarak dhe një nxënës i shkollës hebraike që u plagosën nga atentatori.
Ndërsa mëngjesin e së mërkurës, kreu i shtetit mblodhi në Paris disa eksponentë të komunitetit hebre dhe atij mysliman, për t’u treguar se, “terrorizmi nuk do të arrijë të ndajë komunitetin tonë kombëtar”.