E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 22 Marsi dita e pare e demokracise

Partia Demokratike feston 20-vjetorin e fitores në zgjedhjet e 22 Marsit të vitit 1992. Në një miting organizuar në sheshin "Nënë Tereza", kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo ditë është dita e parë e demokracisë.

"Sot përulemi me respekt të thellë para atyre që përmbysën me votë regjimin. Për të gjithë ne, 22 Marsi i vitit 1992 është dita e krenarisë. Shqipëria para 20 vitesh ishte vendi i burgjeve dhe kampeve të përqendrimit. Këto dy dekade janë kurorë e lirisë në ballin e çdo shqiptari, janë kurora e bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë” ka theksuar Berisha.
 
Shefi i qeverisë u shpreh se shqiptarët nderojnë 22 Marsin ditën kur u përmbys regjimi më barbar që Shqipëria kishte njohur në historinë e saj ndërsa shtoi se kjo është një datë që shqiptarët i besuan kësaj force politike më shumë se çdo force tjetër në Europën Komuniste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›