Francë, Berisha: Modeli ekonomik i Shqipërisë faktoi suksesin
PARIS- Kryeministri Berisha ndoqi sot sesionin e paradites të Seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, që u mbajt në Paris, me iniciativë të qeverisë franceze. Në përfundim të tij, Kryeministri Berisha u shpreh në një prononcim për median mbi temat dhe përfundimet e seminarit. Kryeministri tha se, nisur nga pikëpamjet e idetë që u mbrojtën në seminar, modeli ekonomik konsiderohet kudo, siç u theksua dje, si një model suksesi.
“Kjo konferencë, ishte jashtëzakonisht interesante dhe e rëndësishme. Dje u diskutua gjerësisht mbi modelet e suksesit dhe siç e konstatuat theksi u vu kryesisht në vendet e BRIK-ut, Brazil, Rusi, Indi, Kinë, por, e vërteta është, se theksi dhe një vend të veçantë pati edhe modeli i Shqipërisë, si një ndër modelet më të suksesshme sot...Ky model, i bazuar në lirinë ekonominë, taksat e ulëta, qeverinë e vogël, përmirësimin e klimës së biznesi dhe zhdukjen e pengesave burokratike, u konsiderua këtu dhe konsiderohet kudo, siç u theksua dje, si një model suksesi. Pata rastin të bëj një ekspoze të këtij modeli dhe të shpreh mendimet e mia për potencialet e mëdha të Shqipërisë”, tha Berisha.
Berisha komentoi më tej se “në konferencë u diskutua se ku qëndron fuqia, sot dhe fuqia, sot e gjithmonë, qëndron mbi të gjitha, tek liria. Liria është fuqia kryesore. Natyrisht, modelet që sot janë modele suksesi, në gjykimin e vlerësimin tim, nuk synojnë të zëvendësojnë modelet ekzistuese, por janë një apel për reformime të tjera të këtyre modeleve. Kështu, për shembull, barra e ulët fiskale është e faktuar shkencërisht e në praktikë si një nga sukseset e mëdha të zhvillimit të shpejtë ekonomik”.
Kryeministei Berisha është shprehur se fuqia e modelit ekonomik të Shqipërisë varet nga disa drejtime themelore, që sipas tij janë energjia, teknologjia e lartë, bujqësia e modernizimi i saj.
“Krahasuar me pikëpamjet e idetë që u mbrojtën, gjej që modeli shqiptar është në përputhje të plotë me këto drejtime të reja, parashikime e vizione të zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar”, tha kryeministri.
Po sot, kryeministri Berisha zhvilloi një takim, me Presidentin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të madh francez GDF SUEZ, zoti Gerard Mestrallet dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë nacionale të Rhonit, pjesë e këtij grupi, zoti Mathieu Bonnet.
(ma.ar/BalkanWeb)