Banda shqiptare në Greqi, bien akuzat për përdhunimet
Greqi- Polica greke shkatërroi një prej organizatave më të rrezikshme kriminale shqiptare në Greqi në fillim të tetorit të vitit 2011. Pjesëtarët e bandës ishin pesë shtetas shqiptarë të cilët u akuzuan se kanë kryer 36 grabitje të armatosura në Greqi. Aleksandër Pepa, Ermir Meta, Ervis Meta, Enea Pano dhe Sokrat Meniko u burgosën me akuza të cilat e klasifikonin bandën si një ndër më të rrezikshmet në vend. Banda e shqiptarëve, u akuzua se përveç metodave ekstreme të dhunës që ushtronin gjatë grabitjeve, në të paktën tre raste, përdhunuan në grup edhe pronarët e banesave që grabisnin.
Sipas policisë, akuza u mbështet prej një prej viktimave të grabitjeve të bandës, në lagjen Iliupoli të kryeqytetit helen. Viktima, një 47-vjeçare, deklaroi se dy prej personave të ndaluar si anëtarë të bandës, kishin abuzuar seksualisht dhe fizikisht me të. Por vetëm tre muaj më vonë, organet e mjekësisë ligjore greke kanë rrëzuar publikisht të gjitha akuzat që i janë ngritur bandës me përjashtim të atyre të grabitjes me arme.
Mjeket ligjorë Hara Spiliopulu dhe Maria Gjeorgjiu publikuan ekspertizen mjeko-ligjore mbi viktimat e përdhunimeve dhe akteve të dhunës dhe në asnjë prej rasteve pesë shqiptarët e arrestuar nuk vërtetohet të jenë autorët e përdhunimeve dhe dhunimeve mbi viktimat e grabitjeve.
Ky zhvillim tregon edhe një herë se polica greke tregohet tepër e nxituar në rastet kur të akuzuarit janë kryesisht shtetas të huaj. Metodat jo të ndershme të policisë greke në shumë raste kanë çuar mbas hekurave njerëz të pafajshëm, akuzat false mbi të cilët u kanë kushtuar atyre shumë vite burg.
Policia dhe drejtësia greke janë akuzuar për fabrikim provash dhe dënime jo të drejta edhe prej Këshillit të Evropës, ekspertë të së cilit, vizitojne qelitë e paraburgimit dhe burgjet greke, dy herë në vit.
Shkrime të tjera me interes:
- Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët ilegalë Greqi- Ministri i Punës në Greqi, Jorgos Kountroumanis deklaroi dje...
- Greqi- Gjenden të vrarë shqiptari, dhe i biri 3 vjeçar Greqi- Një fëmijë 3 vjeçar dhe babai i tij 35...
- Sarandë- Goditet banda kriminale, 8 persona në pranga Sarandë- Tetë pjestarët e një bande kriminale janë arrestuar mëngjesin...