Prokuroria Meta dy vjet burg nje mln leke gjobe si dhe te paguaje shpenzimet proceduriale

Prokuroria dha sot pretencën për çështjen “Meta”. Në pretencën e saj, prokuroria ka vendosur dy vjet burg për ish-zëvendëskryeministrin, Ilir Meta dhe 1 milion lekë gjobë. Njëkohësisht, Meta detyrohet, sipas kësaj pretence, të paguajë shpenzimet proceduriale. Prokuroria akuzon kreun e LSI-së për korrupsion aktiv. Sipas prokurorisë dëshmia e ish-ministrit të energjitikës, Dritan Prifti është e besueshme. Pas leximit të pretencës nga ana e prokurorisë, avokatët mbrojtjës kërkojnë pushimin e çështjes së Metës. Sipas tyre, nuk vërtetohet akuza e prokurorisë. Ndërkohë që trupi gjykues, pas mbledhjes që zhvilloi për marrjen e vendimit, vendosi të shtyjë dhënien e tij në datën 16 janar ne orën 1:00.