Kryeministri Berisha ne France Fuqia qendron tek liria
Kryeministri, Sali Berisha i ftuar nderi në Paris në seminarin “Bota e re“ organizuar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe me pjesëmarrjen e liderëve të rendësishëm të vendeve europiane, ka folur gjërësisht per çështje si modelet ekonomike, krizën botërore, energjinë apo superfuqitë e reja që po lindin. I pyetur sesi përballet një vend si Shqipëria me superfuqitë e reja, kryeministri Berisha u shpreh optimist, pasi konsideron të mirë të përbashkët rritjen e Kinës duke u shprehur se fuqia ndodhet tek liria.
Pasi bëri një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri në 20 vitet e fundit, i pyetur për vitin 2012 dhe të ardhmen, kryeministri Berisha theksoi nevojën e zhvillimit të energjisë së gjelbër si e ardhmja më e mirë për të gjithë.
Duke folur për krizën globale dhe rrugët e zgjidhjes, kryeministri Berisha mbështeti forcimin e institucioneve financiare si FMN dhe Banka Boterore.
Në mbyllje të ditës së parë të seminarit, i cili u përshëndet edhe nga kryeministri francez,Fransua Fijo, drejtuesja e panelit nënvizoi si një konkulzion të rëndësishëm thënien e shefit të qeverisë shqipare, Sali Berisha se fuqia qendron tek liria.