Aksident ne Milot humb jeten Aleksander Koka

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin Rrëshen–Milot. Një makinë” Hyundai” është përplasur me një tip “Mercedez” duke humbur jetën shoferi i “Huyndai-t” 30 vjeçari, Aleksandër Koka, dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur rëndë. Ndërkohë që nga udhëtarët në “Mercedez” nuk raportohen njerëz të lënduar nga aksidenti. Tre të plagosurit janë Anton Koka, 25 vjeç nga Shenkolli i Lezhës, Ardian Talo, 18 vjeç nga Laçi dhe Jehona Taseli, 29 vjeç nga Miloti. Këta të fundit janë transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas hetimeve paraprake të policisë shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë nga moti i keq dhe shpejtësia tej normave të lejuara.