E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Kutitë hapet vetëm për t’u djegur

"Fletët e votimit nuk janë një dokument zyrtar që mbahet nga institucioni jonë mbi bazën e këtyre rregullave, nuk janë dokumente që futen në arkiv dhe mbahen në arkivin e KQZ. Ato në këtë moment që flasim duhet të ishin hi, pra, të asgjësuara. I vetmi veprim në bazë të ligjit është në rast se hapen kutitë patjetër do tëi djegim se kështu thotë ligji”, tha Ristani.

Kreu i KQZ-së, u shpreh se debati për hapjen e kutive është një debat shterpë, pasi sipas ligjit kutit digjen. "Kur ne mund ta kishim bërë këtë punë, ndërkohë kishte nisur debati politik rreth këtij problemi. Dhe figurativisht, për të mos i hedhur benzinë zjarrit, menduam që palët do të binden që kërkesa e tyre është e paligjshme dhe në një kohë të qetë në mund të fillonim këtë lloj veprimtarie. Ky debat për këtë çështje nuk do të behej nëse do ishin djegur më parë, po jam i bindur që debati nuk e ka këtu problematikën, do të ishte gjetur ndonjë problem tjetër", tha Ristani për tv “Alsat”.

Duke interpretuar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit dy anëtarë të KQZ-së kanë të drejtë të kërkojnë rinumërim votash, për Ristanin kjo çështje trajtohet politikisht, pasi rinumërimi mund të kërkohet vetëm gjatë procesit numërimit të votave fill pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›