Francë, Canal +, video porno në vend të emisionit
FRANCE - Televizioni francez Canal + transmetoi gabimisht, për disa sekonda, një video pornografike në vend të një emisioni kulturor. Kanë qënë teleshikuesit ata që janë ankuar në forumin e “Huffington Post”, për transmetimin e pamjeve të pahijshme në televizion.
Zakonisht në atë orar programi i Canal + përmban një emision kulturor si “Groland” ose “Le petit journal”, por ditën e dielë diçka nuk shkoi ashtu siç duhej dhe në vend të programacionit të rregullt, në transmetim të drejtpërdrejtë përfundoi një video pornografike.
“Pashë gjithçka drejtpërdrejt me mbesën time dhe mu deshën rreth 20 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve të saj të pafundme”- sqaroi një teleshikuese në forumin e “Huffington Post”.
Televizioni francez u kërkoi ndjesë teleshikuesve dhe nisi një hetim për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të pazakontë. Paraprakisht dyshohet se gabimi nuk është kryer nga punonjësit, por është shkaktuar si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të automatizuar të transmetimit të programeve.
(er.nu/tgcom/BalkanWeb)