E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, plagoset pas një sherri një 35-vjecar

KUKËS- Plagosje me armë gjahu në komunën Bicaj të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë 35-vjecari Flamur Bilali është plagosur me armë zjarri nga një bashkëfshatar i tij me mbiemër Kërxhaliu.

Gjithcka ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve, pas të cilit disa persona nga familja Bilali kanë shkuar në shtëpinë e Kërxhaliut dhe kanë goditur me mjete të forta të zotin e shtëpisë. Në këto kushte, një nga djemtë e tij ka marrë armën e gjahut duke qëlluar mbi 35 vjecarin Bilali.

I palgosuri është transportuar me helikopter në spitalin ushtarak, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›