E Diel, 1 Nëntor 2026

Seks dhe drogë me nxënësit, arrestohet mësuesja 44-vjeçare

ARKANSAS – 44-vjeçarja Marla Sizemore, mësuese në shkollën “Ëhite Hall High Scool” në Arkansas të SHBA-ve, do të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet për marrëdhënie suksuale më të paktën 3 nxënës.

Tre djemtë që kanë bërë denoncimin për ngjarjen nuk janë të vetmit që kanë rënë pre e mësueses së tyre, por sipas mediave amerikane janë të paktën 25 nxënës të tjerë që janë dhunuar seksualisht nga 44-vjeçarja.

Fëmijët tregojnë se mësuesja u organizonte shpesh festa me alkool dhe lëndë narkotike dhe më pas abuzonte seksualisht me ta.

Rasti i fundit, që zbuloi veprimet e pahijshme të mësueses, ishte abuzimi me 3 nxënës në të njëjtën kohë nëë shtëpinë e saj dhe në të njëjtin krevat ku flinte edhe e bija.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›