Francë, Mediat: Merah është vrarë
PARIS- 23 vjecari Muhamed Merah, i dyshuar si autor i masakrës së Tuluzës ka vdekur. Lajmi konfirmohet nga zyra e presidentit francez Nikolas Sarkozi.
Siaps Ministrit të Brendshëm Claude policia franceze prej dy ditësh rrethoi banesën e të dyshuarit, ndërkohë që mesditën e sotme ndërhyri me forcë për kapjen e 23-vjecarit. I riu bëri rezistencë duke qëlluar mbi forcat e policisë. Gjatë sulmit policia përdori mbi 300 fishekë.
"Vrasësi" francez nuk tregon shenja të lëvizjes
Ora 07:00-Ministri i Brendshëm francez, Claude Geant, nuk është ende i qartë nëse vrasësi i dyshuar i Tuluzës dhe Montobanit, i zënë në kurth në shtëpinë e tij, është ende gjallë, pasi policia nuk ka patur asnjë kontakt me të gjatë natës së kaluar.
''Mohamed Merah, i cili përgjatë natës nuk pati asnjë mundësi për t'u larguar, ka thënë se kërkon të vdesë me armë në dorë'', deklaroi ministri francez për radion RTL.
Merah, 24 vjeç, me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen e katër personave në shkollën hebraike të Tuluzit më 19 mars.
Në mesin e viktimave të tragjedisë së fundit ishin tre fëmijë dhe një i rritur. Merah ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai ka thënë se i ka bërë vrasjet për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.
vijon
Lidhje te tjera Tuluz, vijon rrethimi i Mohamed Merah FOTO: Foto nga sulmi