E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esmeralda Uruci, homazhe tek Teatri´i Operas e Baletit

TIRANE-Homazhe ne hollin e Teatrit Kombetar te Operas e Baletit, per nder te ish ministres se Kultures, Esmeralda Uruçi, ndare nga jeta nje dite me pare, si pasoje e gjendjes se perkeqesuar shendetesore.

Homazhet nisen ne oren 10.00-11.00, ku familjare, miq, te aferm e kolege i bene nderimet e fundit.

Uruci, drejtuese e ministrisë së Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar në aksin Tiranë-Durrës. Pas kesaj, shendeti i saj ka ardhur duke u perkeqesuar. Te aferm te saj kane konfirmuar per News24 se Uruci ka nderruar jetë në spital në Tiranë, si pasojë e disa komplikacioneve të rënda. Ajo është ndarë nga jeta rreth mesditës së djeshme në repartin e neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mjekët kanë konfirmuar se ish-Ministrja kaloi një sërë komplikacionesh përfshi dhe meningjitin. Ajo u kurua dhe jashtë shtetit por në fund iu nënshtrua trajtimit mjekësor në QSUT.

KUSH ISHTE ESMERALDA URUÇI
Esmeralda Uruci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera.

Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieveme Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve e të tjerë.

Prof. Esmeralda Uruci ka kryer disa specializime dhe kërkime shkencore si në Universitetin e Padovas, Perugia-s dhe Bologna-s në Itali; në Universitetin TEI tëPireut (Greqi); në Universitetin e Ljubjanës (Slloveni); Universitetin e Nebraskës,SHBA; në shkollat pasuniversitare në Olstyn (Poloni); Bari (Itali); Athinë (Greqi) si dhe kualifikime në sistemin bankar, në Gjermani, Çeki dhe në Bankën Qendrore Evropiane.

Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor është i gjërë dhe i gjithanshëm. Ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore e shkencore.

Është autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›