E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Grupe anti-raciste padisin kompaninë Apple

PARIS-Grupe anti-raciste në Francë kanë paditur kompaninë Apple sepse ka lejuar shitjen e një programi për telefonat iPhone, që supuzohet të ishte anti-semitik.
Programi, i cili nuk është krijuar nga kompania Apple, lejonte përdoruesit të konsultonin të dhëna për të përcaktuar nëse njerëz publikë ishin apo jo hebrenj.

Avokati që përfaqëson grupet anti-raciste tha se padia u paraqit në një gjykatë sot, pasi kompania Apple e kishte hequr programin nga dyqanet e saj në internet në mbarë botën. Programi ishte tërhequr nga tregu francez në shtator.

Grupe antiraciste franceze i kishin kërkuar kompanisë të bllokonte shitjen e programit , duke deklaruar se ishte racist dhe në kundërshitm me ligjet franceze.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›