Pavarësia, “Aleanca Kuq e Zi” tubim në sheshin e Flamurit
TIRANE - “Aleanca Kuq e Zi” ftoi të gjithë shqiptarët në tubimin që do të organizohet të shtunën, më 26 nëntor në orën 11:00, në sheshin e Flamurit në Vlorë, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Përmes një deklarate për mediat, “Aleanca Kuq e Zi” u bëri thirrje shqiptarëve, nga të gjitha trevat, që të festojnë të bashkuar nën simbolin dhe ngjyrat kuq e zi, duke ngritur në maksimum vlerat kombëtare.
Sipas “Aleancës Kuq e Zi”, mijëra shqiptarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e së shtunës.
“Në Vlorë do të mblidhemi të gjithë kuq e zinjtë. Do të mbulojmë sheshin e Flamurit me flamur gjigant, i cili do të rrugëtojë më pas drejt Prishtinës” - theksohet në deklaratën e Aleancës.
“Aleanca Kuq e Zi” ftoi qytetarët që më 28 nëntor të lartësojnë kudo flamurin shqiptar.
(er.nu/BalkanWeb)