Gazetaret e plagosur largohen nga Siria
Gazetarja franceze Edit Buvie, e cila u plagos gjatë një sulmi në Homs, është larguar për në Liban, ka deklaruar presidenti francez Nikolas Sarkozi.
Ky i fundit bëri të ditur lajmin, pasi u konfirmua se fotografi i plagosur britanik Pol Konroi ndodhet në liban.
Raportimet e ndryshme thanë se ata u larguan me ndihmëen e forcave opozitare. Të dy, Buvie dhe Konroi u plagosën gjatë sulmit në zonën e Baba Amr në Homs, ku mbetën të vrarë gazetarja amerikane e “Sunday Times” Marie Kolvin dhe fotoreporteri Remi Oshlik.
Bouvie ka njërën këmbë të thyer në disa vende dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Bashkëshortja e Conroi kishte sqaruar më herët se i shoqi kishte pasur edhe një rast tjetër të largohej nga Homsi me punonjësit e Gjysme Henës se Kuqe, por ishte këshilluar të mos e bënte, sepse personat në fjale nuk konsideroheshin të besuar.
Fotoreporteri britanik, i plagosur në këmbë dhe bark, u nxorr nga lagjja e bombarduar prej ditësh Baba Amr, në sajë të ndihmës së opozitës siriane dhe luftëtarëve tëUshtrisë së Lirë Siriane.
Shefja e Kombeve të Bashkuara për tëdrejtat e njeriut, Navi Pillej, thotë se situata në Siri është e tmerrshme dhe i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, që të shpallë armëpushim humanitar të menjëhershëm.
Duke folur në sesionin e jashtëzakonshem të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjeneve, ajo ka kërkuar që regjimi në Siri të garantojë qasje për ekipet e vëzhguesve të pavarur ndërkombetarë dhe për ekipet humanitare.