Sarandë, goditet një bazë e falsifikimit të monedhave
Forcat policore rrethuan dhe më pas ndërhynë në dy banesa në lagjen nr.4 të Sarandës.
Nga aksioni janë arrestuar Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë, ndërsa i dyshuari Saimir Selmani, 28-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, u shpall në kërkim.
"Nga kontrollet në banesat e dy të dyshuarve është zbuluar një bazë e vërtetë e falsifikimit të monedhave. Janë gjetur 54 kartëmonedha të tilla, të falsifikuara, të prerjes 2000 lekë të reja, me vlerë totale 104.000 lekë të reja, si dhe një printer e skaner, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale", theksoi policia. Policia tha se nga hetimet dhe përgjimet e kryera, rezulton se këta shtetas kanë hedhur në treg të paktën 500.000 lekë të reja false, kartëmonedha të prerjeve 1000 e 2000 lekë të reja.
"Ato bliheshin me 30 deri në 40 % të vlerës së stampuar në mënyrë artizanale në kartëmonedhë e më pas hidheshin në tregun e Sarandës", thekson policia. Momentalisht, policia po bashkëpunon me prokurorinë e rrethit dhe kanë nisur hetime intensive për të zbardhur dhe dokumentuar veprimtarinë e plotë të këtyre shtetasve si dhe bashkëpunëtorët e tyre të mundshëm. /Start/
2012-02-29 08:59