Ndoka I zhgenjyer nga lidershipi socialist

Partia Demokristiane tashmë e sheh veten më pranë koalicionit të djathtë, kjo edhe për vetë fizionominë e kësaj force politike. Kryetari Nard Ndoka, shprehet e zhgënjyer nga aleanca e deritanishme me Partinë Socialiste. Sipas tij, lidershipi socialist ka treguar se përmes qendrimeve të saj, ka qenë kundër zgjerimit të koalicioneve.
Aleanca e majtë opozitare vjen gjithmonë duke u tkurrur. Kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo, pak ditë më parë ka lënë të kuptohet se në qoftë se socialistët nuk ofrojnë bashkëpunim konkret për zgjedhjet politike të 2013-ës, PDS mund të bashkëpunojë me mazhorancën aktuale.
Partitë e vogla politike ndërmarrin këto lëvizje politike, duke u nisur kryesisht nga zhvillimet në reformën zgjedhore. Kreu demokristian Ndoka shprehet skeptik se propozimet e tyre, pavarësisht se janë mbështetur nga krerët e partive më të mëdha, do të merren në konsideratë.