E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Policia zbulon një depo me arme të ETA-s

Policia franceze ka zbuluar një vend ku ishte fshehur një sasi e madhe armësh dhe lëndësh eksplozive e cila besohet se i përkiste grupit separatist bask ETA, ka bërë të ditur zyra e prokurorit në Paris. Policia franceze ka vepruar në bashkëpunim me autoritetet spanjolle. Në jug të Francës policia zbuloi dy depo armësh të Organizatës Ilegale Baske - ETA. Depoja e parë është zbuluar në rajonin Herault, ndërsa e dyta në Pirene, njoftuan qarqe të policisë.
Me këtë rast janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme lëndësh shpërthyese dhe municioni. Njëra prej depove të armëve është zbuluar në një shtëpi të vjetër, në thellësi të një pylli në jug të francës, në afërsi të fshatit Camplong. Në këtë magazinë, policia ka gjetur pajisje elektrike, sasi eksplozivi, arme dhe fishekë.
Ky zbulim ndodh një ditë pasi policia arrestoi tre anëtarë të dyshuar të ETA-s në një resortë franceze pas sulmeve në spanjë që vranë të paktën 2 persona. Në magazinën e dytë u gjetën rreth 100 kilogramë nitrat amoni, një substancë kjo shpërthyese dhe që është përdorur jo pak herë nga eta. Vetëm gjatë dy muajve të fundit ETA ka ndërmarë tre sulme për të treguar se organizata është ende active. ETA është fajësuar për më shumë se 800 vdekje në 40 vite, si pjesë e fushatës për të fituar pavarësinë e vendit bask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›