Greqi/ Athina vazhdon të jetë e rrethuar nga flakët
Athina vazhdon edhe sot të jetë e rrethuar, edhe pse në distancë, nga zjarret, të cilave iu shtua sot edhe një tjetër që ra në lokalitetin bregdetar të populluar, Aghii Apostoli, 35 kilometra në verilindje të kryeqytetit, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit që ra dje në qytezën Maboula, një zonë industriale rreth 20 kilometra larg Athinës, ku për fat të mirë situata është përmirësuar, njoftuan burime pranë ekipeve të zjarrfikësve. Ato bënë të ditur se një kontingjent i madh zjarrfikësish dhe pesë avionë zjarrfikës janë dërguar në Aghii Apostoli për të vënë nën kontroll flakët.
Në Magoula, ku situata është vënë nën kontroll edhe falë pakësimit të erërave të forta të ditës së djeshme, me qindra zjarrfikës vazhdojnë të punojnë me dhjetëra automjete, helikopterë dhe avionë për t'i shuar përfundimisht flakët, vazhdoi i njëjti burim.
Zjarre janë sinjalizuar edhe në ishullin Zante, në Epir dhe në Peloponezin Qendror, përfundoi burimi.