Anan dënon sulmet në Damask: Respektoni armëpushimin

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe, Kofi Annan në një deklaratë për media, ka dënuar shpërthimet në Damask dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të ruajnë armëpushimin, i cili është injoruar disa herë.
Mediat shtetërore në Siri kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmet e dyfishta me bomba në Damask ka shkuar në 55, ndërsa janë plagosur 370 persona.
Qeveria siriane e ka quajtur sulmin "terrorist" dhe për këtë ka fajësuar opozitën.
Por, një zëdhënës i Këshillit opozitar Kombëtar të Sirisë ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad, se i ka inskenuar shpërthimet për të frikësuar vëzhguesit e OKB-së dhe për të bindur komunitetin ndërkombëtar se gjoja po i lufton “terroristët”.