Greqia e paqarte per qeverisjen e re te saj

Udheheqesit e partise se majte greke Syrizai kane nisur bisedimet me partite e tjera per te formuar nje koalicion qeverises per te ndaluar masat e ashpra ekonomike te kerkuara anga Bashimi Evropian qe kjo parti i quan barbare. Votuesit ne Greqi nuk arriten qe ti japin asnje partie shumicen ne zgjedhjet e se dieles duke e zhytur vendin edhe me teper ne nje situate te paqarte.
Sheshi Sintagma perpara parlamentit grek eshte kthyer ne epiqendren e shume protestave antiqeveritare. Zgjedhjet i kane lene greket dhe europianet ne pergjithesi te paqarte.
Nese nuk arrihet te krijohet koalicioni qeverises atehere vendi do te shkoje ne qendrat e votimit edhe nje here. Mes votuesve ka nisur te zere vend frika.
Besoj se zgjedhjet e reja do te sjellin serish nje rezultat te paqarte kontradiktor dhe radikal. Ne nuk mund te perballojme dot me nje rezulta te tille as emocionalisht as praktikisht dhe as ekonomikisht.
Dy partite me te medha greke pane se nje pjese e votave te tyre ne zgjedhjet e se dieles shkuan per partite ekstremiste te se djathtes e se majtes.
Dionyssis Dimitrakopoulos specialist per politikat greke ne Universitetin Birbeck te Londres thote se ndodhi ajo qe quhet zgjuarsi ne rezultatin e zgjedhjeve.
Keto zgjedhej ndeshkuan dy partite qe e sollen vendin ne kete situate. Votimi pohon bashke-fajesine e tyre. E dyta mendoj se keto zgjedhje i ofruan nje pjese te ses majtes si ne rastin e partise Syriza mundesine e paraqitjes se nje alternative te qarte dhe ndoshta edhe te zbatimit te saj ne praktike.
Gjermania mbeshtetesja kryesore e masave te ashpra ne shkembim te programeve te shpetimit financiar te BE-se ka thene tashme se Greqia duhet tu permbahet marreveshjeve te arritura nga qeveria e meparshme.
Zoti Dimitrakopoulos thote se ky eshte hapi i pare ne ate qe mund te kthehet ne nje rinegocim te sterzgjatur mes Greqise dhe BE-se.
Pjese e problemeve qe ekzistojne ne Greqi tani kane te bejne me recetat qe jane vene pjeserisht ne zbatim gjate viteve 2009 - 2010 ose edhe tani. Kjo nuk ndodh vetem me Greqine.
Ne France socialisti Francois Hollande fitoi ne zgjedhjet presidenciale bazuar ne platformen kunder masave shtrenguese. Ekonomisti amerikan Paul Krugman argumenton se ndersa me shume vende europiane bien ne recesion po shtohet mendimi se politikanet e kishin gabim.
Koncepti se shkurtimi i shpenzimeve qe ndikon negativisht per ekonomine gjoja nuk ndikoka negativisht pasi permiresoka besimin dhe per rrjedhoje con ne rritjen e shpenzime po vihet ne pikepyetje.
Zgjedhjet i dhane nje goditje te papritur programeve te masave shtrenguese ekonomike ne kontinetin europian. Analistet thone se votuesit duket se e kane futur ekonomine europiane ne rrugen drejt nje territori te panjohur.