Francë, Sarkozi i pavendosur për një mandat të dytë presidencial
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka folur në një intervistë televizive në lidhje me të ardhmen e tij, nëse ky i fundit do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi është shprehur se ndihet ende i pavendosur për të ardhmen e tij lidhur me rikandidimin si president i Francës.
"Do e marr një vendim kur të vijë momenti i duhur. Për momentin nuk kam vendosur akoma asgjë", deklaroi presidenti në një intervistë për televizionin kombëtar francez "TF1".
Sipas disa sondazheve nëse zgjedhjet në Francë do të mbaheshin tani, presidenti Sarkozi nuk do të arrinte të rikonfirmohej si kreu i shtetit francez. Por megjithatë, duke qenë se mandati aktual mbaron në vitin 2012, Sarkozi ka edhe 2 vjet kohë të përmirësojë imazhin e tij përballë francezeve.