E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama premton luftë ndaj papunësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama premtoi ditën e hënë se do të ketë një përgjigje të pandërprerë ndaj humbjes së vendeve të punës, fenomen për të cilën ai u shpre se po shndërrohen në një epidemi.
Në një ngjarje ku e shpalli paketën e kredive dhe masave tjera për shtresën e mesme, Obama tha se buxheti i ardhshëm do të pasqyrojë fokusin për zhvillimin e familjeve të thjeshta. "Krijimi i pandërprerë i vendeve të mira të punës është gjëja më e rëndësishme që mund ta bëjmë për ta ringritur shtresën e mesme,"- tha Obama. Gjithashtua Obama foli edhe në lidhje me sondazhet e fundit të cilat pohojnë një rënie të ndjeshme të popullaritetit të tij. Sipas këtyre sondazheve Obama në rast se do të zgjidhejt për kandidaturë në një mandat të dytë, ai nuk do të zgjidhej sërish president."Unë mendoj se është më mirë që një president të kryej një mandat presidencila i cili të jetë cilësor se sa ai të fitojë dy të tillë dhe të quhet mediokër në punën e tij."- pohoi presidenti amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›