E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, Rama: Premtimet për ta, një tallje cinike

Tiranë- Plaga shoqërore e të përndjekurve politik ka mbetur e hapur pasi nuk ka pasur vullnet politik për ta mbyllur. Kështu deklaroi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në tryezën politike për të përndjekurit, pjesë e progranit të PS-së.

Sipas Ramës Partia Socialiste do të zgjidhë problemet e të përndjekurve pasi sipas tij deri tani qeveria është abuzuar me ta.

Kjo plagë mbetet e hapur pasi asnjëherë nuk ka pasur një vullnet politik për ta mbyllur dhe më keq akoma sepse lotët e krokodilit të derdhura për ish të përndjekurit dhe fjalët lumë në drejtim të tyre kane qenë një tallje cinike. Jemi këtu sot pasi kemi marrë angazhimin tonë në kuadër të programit të Rilindjes Shqiptare, për ti dhënë fund hipokrizisë dhe abuzimit 21-vjeçar të të përndjekurve politike- tha Rama.

Sipas Ramës të përndjekurit ende pas 21 vjetësh tranzicion skanë marrë atë që ju takon. Duke shtuar se programi i PS-së parashikon të dëmshpërbleje brenda një viti personat mbi 75-vjeç.

Programi i ri i PS-së synon shpërblimin progresiv në varësi të viteve. Personat mbi moshën 75-vjeçare do të shpërblehen brenda një viti. Të gjitha shpërblimet për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Do të bëjmë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit. Siguroj të gjithë ish të përndjekurit e Shqipërisë që projekti ynë do të jetë një shembull mbresëlënës për brezat qe do të vijnë dhe për vetë Europën- tha Rama.

Vijon

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Një lajm i keq nga qeveria, hedhja poshtë e propozimit për TVSH-në Tiranë-Kryetarit të opozitës Edi Rama e ka quajtur Një lajm...
  2. Raporti i TIA-s, Rama: Emergjencë për një ‘Rilindje Shqiptare’ Tiranë- Menjëherë pas publikimit të raportit më të fundit të...
  3. Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›