Masakra e Kozarës, Luan Mara mbetet në ‘burgim të përjetshëm’
BERAT - Dënohet sërish me burgim të përjetshëm, i akuzuari për masakrën e Kozarës, ku mbeten të vdekur një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre 2-vjeçar.
Vendimi për Luan Marën është dhënë sot nga Gjykata e Beratit, gati një vit pasi Kushtetuesja kishte anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për mungesë provash.
Luan Mara akuzohet se ka vrarë vëllain e tij Shpëtim Mara, gruan shtatzënë dhe djalin 2-vjeçar, të cilët u gjetën pa jetë në banesën e tyre më 10 shkurt të vitit 2006, në fshatin Kozarë.
Sipas provave të paraqitura nga akuza në gjyq, krimi i cili tronditi opinionin publik ndodhi një ditë pasi viktimat kishin qenë për vizitë në banesën e autorit, për të sqaruar një konflikt. Baza e këtij konflikti ishin dyshimet e Shpëtim Marës për një marrëdhënie intime mes të vëllait dhe gruas së tij, gjatë kohës që viktima ishte emigrant në Greqi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)