Hilari Klinton dënon atentatet mizore në Pakistan
"Sot po ndodhin atentate mizore dhe brutale, por mund të them se Pakistani nuk është i vetmi përballë terrorizimit'', theksoi shefja e diplomacisë amerikane në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun pakistanez, Mahmud Quereshi.
Hilari Klinton mbërriti në Pakistan sot në mëngjes, pak para shpërthimit, për një vizitë tre ditore kushtuar forcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pakistanit. Kjo është vizita e parë në Pakistan e Sekretares amerikane të Shtetit.