Hamilton shënon fitoren e parë të sezonit

Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, ka fituar garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Ishte kjo fitorja e parë e kampionit në fuqi që nga fitorja e vitit të kaluar në Kinë, dhe kishte kaluar 11 gara radhazi pa u përfshirë në top-treshin e parë.
Vendin e dytë e zuri piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa i treti përfundoi piloti, Mark Webber
Udhëheqësi i Kampionatit të sivjetëm, Jenson Button, u rendit i shtati dhe tani gjendet vetëm 18.5 pikë para Webberit.
Gara u zhvillua në mungesë të pilotit të Ferrarit, Felipe Massa, i cili vazhdon të qëndrojë në spital si pasojë e disa frakturave që pësoi në kokë pas një aksidenti në provat zyrtare të të shtunës.