E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Senati miraton ndryshimet e ligjit te pensioneve

Ne France qeveria po ben hapat finale drejt legjislacionit per reformen e sistemit te pensioneve te vendit duke mos u perulur para protetsave te studenteve dhe mungesave te karburantit.

Senati u dha miratimin perfundimtar me 177 vota pro dhe 151 kunder ndryshimeve kontradiktore te ligjit duke e ngritur moshen minimale te pensionit nga 60 ne 62 vjec.

Studentet kishin planifikuar greva sot mbasdite ne Paris dhe ne qytete te tjera te Frances por keto aktivitete te udhehequra nga sindikatat e punetoreve duket se po e humbasin mbeshtetjen.

Ne qytetin e Marsejes ne jug punetoret e sherbimit te heqjes se plehrave u rikthyen ne pune pas nje nderprerjeje dy javore. Ne pune u kthyer edhe punetoret e 3 prej 12 rafinerive te naftes te vendit. Ministri i Energjitikes tha se 80 perqind e pikave te furnizimit me karburant duhet te jene ne gjendje pune sot pas nderprerjeve disa ditore te furnizimit.

Udheheqesit e sindikatave kane bere thirrje qe te enjten te zhvillohet nje greve nje ditore ne gjithe vendin greva e tille e nente.

Ministri francez i Punes Eric Woerth i tha sot radios France Info se reforma eshte e domosdoshme dhe e e arsyeshme.

Parlamenti pritet ti jape miratimin perfundimtar neser projekt-ligjit dhe presidenti Sarkozi ta nenshkruaje ate ne ligj ne mes te nentorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›