E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai Kam pranuar para nga qeveria e Iranit

Deklarata Por sipas Presidentit te Afganistanit gjithcka eshte bere zyrtarisht

Presidenti i Afganistanit Hamdi Karzai ka pranuar se me urdhrin e tij shefi i shtabit ka pranuar nje deri dy here ne vit te holla nga qeveria iraniane. Por keto pagesa kane qene transparente dhe duhet te shihen si ndihma zyrtare te nje vendi mik tha Karzai para gazetareve ne Kabul. Sipas njoftimeve te Karzait pagesat kane qene nga 500 000 deri ne 700 000 euro. Ne kete menyre Karzai ka reaguar ndaj nje raporti te gazetes New York Times. Ne te thuhej se Teherani ka paguar ne nje arke te fshehte ne Kabul rregullisht shuma disa milione dollareshe per te zgjeruar ndikimin e tij ne vendin fqinj. Karzai dhe shefi i shtabit te tij Umar Daudsai kane paguar me keto te holla deputetet afgane udheheqesit e fiseve dhe perfaqesuesit e talebaneve per te siguruar lojalitetin e tyre. Ne nje konference shtypi ne Kabul zoti Karzai tha se parate e thata ishin planifikuar per mbarevajtjen e Pallatit presidencial dhe drejtimin e zyres. Nje pjese e ketyre parave pretendohet se jane dorezuar ne qese plastike nderkohe qe ai ishte duke vizituar Iranin. Komentet e tij pasojne njoftime te gazetes New York Times se Irani i pagoi miliona dollare zotit Daudza. Sipas ketyre njoftimeve parate ishin perdorur ne nje fond sekret per te paguar deputetet udheheqesit tribale madje edhe komandantet talebane per te siguruar besnikerine e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›