E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin eshte fatkeqesia e Rusise ne shesh kundershtaret e Kryeministrit

Moske

Nje demonstrate e rralle anti-Putin eshte organizuar ne qender te Moskes. Ne kete proteste kerkohej doreheqja e Kryeministrit pas shenjave te qarta se Putin ka planifikuar qe te rikandidoje serish si Presidenti i vendit ne mbarim te mandatit te Medvedevit. Rreth 500 protestues nga krahu i majte dhe liberal kane qene organizatoret e protestes anti-Kremlin. Ata jane mbledhur ne sheshin Pushkin ne qender te Moskes dhe sipas tyre kane filluar nje fushate qe do te vazhdoje dhe qe do te kete per qellim largimin e Putinit nga pushteti. Detyra jone eshte qe te clirojme Rusine nga ky regjim i tmerrshem ka deklaruar Geri Kasparov nje ish-kampion bote ne lojen e shahut i cili eshte aktualisht lider opozitar. Putin eshte fatkeqesia e Rusise ka deklaruar Kasparov. Protestuesit te cilet celen nje peticion online ne fillim te ketij viti thane se ata ishin fiksuar pas figures se Kryeministrit sepse ai ishte figura kyce e nje sistemi politik qe mbron interesat e nje grupi te vogel zyrtaresh dhe oligarkesh dhe eshte nje person qe po e con vendin ne nje rruge pa krye. Sipas Kasparovit korrupsioni ka lulezuar dhe liria e shprehjes dhe e fjales eshte shtypur ndjeshem qe pas hyrjes se Putinit ne skenen politike ne vitin 2000. Demonstrata te tilla lejohen shume rralle qe te organizohen ne Moske dhe ne pjese te tjera te vendit dhe shpesh shperndahen me dhune. Por protesta e se dieles ka qene e qete dhe u organizua pasi u mor autorizimi i autoriteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›