E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia amerikane po rimekembet me nje ritem te ngadalte nga kriza

Dy raporte tregojne se ekonomia amerikane po rimekembet me nje ritem te ngadalte nga kriza financiare.

Nje raport i nje firme studimore private mbi besimin e konsumatorit tregoi nje rritje te vogel prej 12 pikesh nga 50.

Megjithese te dhenat e Bordit te Konferences tregojne rritje ato jane ende nen nivelin qe tregon se ekonomia eshte ne gjendje te shendoshe.

Ekonomistet i ndjekin mendimet e konsumatoreve per situaten ekonomike per te krijuar idene e prirjes se shpenzimeve te konsumatorit te cilat vene ne levizje ekonomine amerikane.

Nje raport tjeter mbi cmimet e shtepive tregon nje rritje te lehte prej 17 per qind ne gusht ne krahasim me te njejten periudhe vitin e kaluar.

Probleme te medha ne tregun e shtepive ishin nder shkaqet kryesore qe nxiten recesionin me te rende ne dekada.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›