E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Stros Kahn zyrtarisht për prostitucion

FRANCË- Ish shefi i FMN-së Dominik Stros Kahn tashmë është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria franceze për përfshirje në një rrjet prostitucioni në Francë.

Strauss-Kahn u mor dje pasdite në pyetje pasi u thirr një muaj më parë në një kazermë në Lil, ku hetuesit e mbajtën të ndaluar për 48 orë.

Strauss-Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në disa festa, për të cilat autoritetet dyshojnë se ofroheshin prostituta nga një grup kriminal. Por, ish shefi i FMN-së mohon se kishte dijeni që femrat në festa ishin prostitutë me pagesë. Majin e kaluar ai dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi u akuzua se kishte sulmuar seksualisht një punonjëse hoteli në Nju Jork.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›