E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seul, liderët botërorë kërkojnë më tepër bashkëpunim në sigurinë atomike

SEUL- Liderët botërorë kanë bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë për të zgjidhur kërcënimin e terrorizmit bërthamor në një samit mbi Sigurinë Nukleare në Seul. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung Bak deklaroi se terrorizmi bërthamor vazhdonte të ishte një kërcënim serioz, ndërsa presidenti Obama theksoi se veprimi ishte i domosdoshëm. Presidenti kinez nxiti ndërkombëtarët që të bashkëpunojnë ngushtë mbi këtë cështje.

Takimi i Seulit është dominuar nga planet e Koresë së Veriut për të lëshuar një raketë muajin tjetër. Sipas Phenianit, raketa me rreze të gjatë veprimi do të dërgojë një satelit, por Shtetet e Bashkuara shprehen se një akt i tillë do të shkelte rezolutat e OKB-së.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›