E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtarët e metrove, pa pantollona

Sot mijëra njerëz morën metrot në Londër dhe në disa vende të botës, pa pantallonat e tyre. Të gjithë udhëtarët dukeshin krejtësisht normal lexonin libra dhe dëgjonin muzik por kishte vetëm një detaj që të tërhiqte vëmendjen: Mungonin pantallonat.

Ky është një manifest që bëhet që në vitin 2001, i quajtur Dita pa pantallona. Kjo ditë është iniciativë e organizatës botërore Përmirësim Kudo, e cila ftoi të gjithë udhëtarët që të bëheshin pjesë e aktivitetit.

Në fakt jo të gjithë kanë parë anën humoristike të këtij aktiviteti, në fakt një pjesë e udhëtarëve janë shprehur të neveritur nga pamjet gjysmë nudo në mes të ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›