Francë, arrestohen 2 të dyshuar si pjesëtar të ETA-s
Policia franceze arrestoi ditën e dielë dy të dyshuar si anëtarë të organizatës separatiste baske të ETA-s në jug të Francës. Lajmi u bë i ditur ditën e djelë nga një burim policor.
Dy personat, të armatosur, u ndaluan në qytetin e vogël Ales, i cili ndodhet në veri të Montpeliesë, ndërkohë që ata po udhëtonin drejt një vendstrehimi të ETA-s. Ky vend ishte mbajtur për një kohë të konsiderueshme nën mbikëqyrje të rreptë nga trupat e policisë.
ETA, emërtimi i plotë i të cilës është "Euskadi ta Askatasuna" dhe ka kuptimin "Atëdheu dhe Liria Baske", u themelua 50 vjet më parë gjatë diktaturës së Francisko Frankos dhe ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 800 personave. Forcat e sigurisë besojnë se aktualisht ajo është dobësuar së tepërmi nga qindra arrestime të realizuara në vitet e fundit në Francë dhe Spanjë, por ende ka kapacitet për të realizuar sulme të përgjakshme