E Shtunë, 31 Tetor 2026

France arrestohet de Villepin akuzohet per korrupsion

Sipas të përditshmes franceze “Le Mond”, ish-kryeministri francez, Dominik de Villepi ishte thirrur për të dhënë shpjegime mbi rolin e tij në një çështje korrupsioni dhe mashtrimi. Gjykatësi i Strasburgut, Zhan Baptist Poli, dhe xhandarmëria po hetojnë, në mënyrë të vecantë për një sistem faturash të falsifikuara që përfshijnë Rezhis Bulo, që deri në janarin e vitit 2006 ishte president i shoqatës Relez – Shato. Në burg që nga viti 2011 për mashtrim, ai dyshohet se ka krijuar nëj sistem komisionesh të rreme për shtypin dhe që kanë pasur të bëjnë me guidën vjetore të hotelerisë me emër. Bulo është një nga miqtë më të mirë të de Villepin. Dhe janë pikërisht marrëdhëniet mes të dyve që janë vënë në qendër të vëmendjes së hetuesve. Mashtrimi sipas të dhënave që dalin nga hetimet shkojnë deri në 1.6 milionë euro. Disa përgjime telefonike tregojnë se Dominik de Villepi ka ndërhyrë në hetimet e kryera për të shmangur problemet juridie të mikut të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›