Rrembimet ne Tirane tre persona ne pranga dhe nje ne kerkim
Ngjarja më e rëndë ishte rrëmbimi i Anjezës 18-vjeçare nga ish i dashuri i saj, 24-vjeçar Roland Peraj, i cili e ka lidhur me fasheta, dhe ashtu e ka mbajtur në dyqanin e familjes së tij në rrugën “Ali Demi”, ku për disa orë ashtu të lidhur e ka goditur dhe djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit.
Shkak ishin dyshimet e 24-vjeçari se e dashura ishte duke e lënë. Policia arrestoi Perajn, ndërsa 18-vjeçarja ka pësuar traumë të rëndë.
Ngjarja tjetër ka ndodhur në 24 gusht, ndërsa i dëmtuari shtetasi turk V. Akaya, 31 vjeç, ka qenë i terrorizuar deri në atë pikë sa ka patur frikë të denonconte.
Ishin oficerët e Policisë së Tiranës të cilët verifikuan dhe hetuan rastin e pacientit turk të spitalit amerikan I cili kishte përfunduar aty me fraktura në kokë, duken zbardhur kështu ngjarjen.
Të paktën 3 persona kanë marrë pjesë në rrëmbimin e turkut mbrëmjen e 24 gushtit me automjetin tip "BMW" me targa AA 030 DC, ku më pas është dhunuar dhe goditur me qytë pistoletë në kokë.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 34-vjeçarin Elidon Lafetajn, për ngjarjen. Ndërsa si motiv dyshohet ngacmimi nga turku I një familjareje të Lafetajt.
Ndërkaq në pranga për vetëgjyqësi kanë përfunduar edhe Durim Abazi 30 vjeç dhev Rexhep Karaj, 43 vjeç, pasi kanë rrahur me leva e mjete të tjera të forta 41-vjeçarin B.Murati. Shkak për ngjarjen ka qenë një borxhiI pashlyer prej Muratajt.