E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko akuzohet për tradhti të rëndë ndaj vendit

Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e cila po mbahet në burg prej disa muajsh nga rivali i saj politik, fillimisht për akuza korrupsioni në lidhje me negociatat e gazit me Rusinë, tashmë po përballet me akuza për tradhti të rëndë ndaj vendit. Shumica në Parlamentin ukrainas mbështeti dje hetimin ndaj saj me këtë akuzë të re, pasi Timoshenko ka vepruar në favor të një shteti të huaj. Deri tani, ajo ka marrë një dënim prej shtatë vitesh burg, një dënim i kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-të, si i motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›