Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne Kongresin amerikan
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pati mbreme disa takime ne Kongresin amerikan para se te largohej per ne Shqiperi.
Kryetari socialist Edi Rama erdhi ne seline e Kongresit pas nje takimi qe pati ne Departamentin e Shtetit ku mes te tjerash sic tha ai u bisedua edhe mbi nevojen e reformes zgjedhore ne Shqiperi.
Zoti Rama u prit nga dy anetare te grupit te ceshtjeve shqiptare ne Kongresin amerikan Gary Peters i shtetit Michigan dhe Eliot Engel i shtetit New York.
Kryetari socialist foli mbi nevojen per te ecur perpara persa u perket ligjeve mbi integrimin evropian qe kerkojne miratimin me shumice te cilesuar. shte e rendesishme tha zoti Rama qe keto ligje te miratohen sa me shpejt.
Ai tha se kerkonte ndihmen e ligjvenesve amerikane lidhur me ligje qe do ta lehtesonin punen e bizneseve te vogla ne Shqiperi.
Pjesa tjeter e takimit u zhvillua pa pranine e medias por ligjvenesi Eliot Engel pranoi te bente kete koment per Zerin e Amerikes.
Patem nje takim shume te mire. Shkembyem mendime se si te forcohen marredheniet amerikano-shqiptare diskutuam per gjera qe ne ne Kongres i bejme ne rruge dypartiake si dhe mbi aktivitetin ne grupin e ceshtjeve shqiptare ne Kongres per te ndihmuar Shqiperine. Qellimi im eshte qe nje dite ta shoh Shqiperine anetare te Bashkimit Evropian sa me shpejt te jete e mundur. Ne jemi krenare qe Shqiperia eshte anetare e Natos. Ne premtuam te punojme me udheheqesin e Partise Socialiste si edhe me te gjithe ne qeverine shqiptare per te forcuar marredheniet.
Ne nje takim me ligjvenesin e Alabames Robert Aderholt anetar i Komisionit Amerikan te Helsinkit zoti Rama foli edhe per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit dhe theksoi se eshte koha per te patur si president nje figure unifikuese dhe jo partiake.